4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj kujton masakrën e Rezallës dhe bashkëluftëtarët e rënë më 5 prill 1999

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot bashkëluftëtarët e rënë më 5 prill 1999. Në shkrimin e tij, Haradinaj ka kujtuar gjithashtu të rënët e masakrës së Rezallës së Drenicës dhe bashkëluftëtaren Fetnete Ramosaj.

Shkrimi i plotë:

Betejat e Luftës Çlirimtare u shënuan me emrin dhe heroizmin e Dëshmorëve të Kombit. Sot kujtojmë një nga trimat e rrallë që kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nismëtarin e lirisë, Naser Brahimaj – Bardheci. Me pushkën e tij u shënuan shumë beteja të luftës çlirimtare.

Në përvjetorin e rënies, kujtojmë po ashtu bashkëluftëtarët; Qazim Shala, Asllan Batusha dhe Arsim Rama.

Sot gjithashtu bëhen 5 vjet pa bashkëluftëtaren time, zërin e ushtrisë çlirimtare dhe të ndërgjegjes së popullit, Fetnete Ramosaj.

Kujtojmë po ashtu jetët e pafajshme që forcat e regjimit të Millosheviqit i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit.

Përulemi para sakrificës së atyre që dhanë nga jeta e tyre për lirinë tonë! Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img