Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar sot martirët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit.
Haradinaj ka thënë se liria i ka themelet në gjakut e mijëra martirëve dhe dëshmorëve të kombit.
“Liria që e gëzojme sot ka themele gjakun e mijëra martirëve dhe dëshmorëve. Ata janë dëshmia më e mirë se sa e shtrenjtë është liria dhe do të jetojnë përgjithmonë në kujtesën historike të popullit tonë.
I kujtojmë sot me dhimbje dhe krenari 75 martirët e Celinës, 68 martirët e Fortesës dhe 49 martirët e 5 dëshmorët e Brestocit”, ka shkruar Haradinaj.