Kryetari i Aleancës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar presidentin Ibrahim Rugova në 17 vjetorin e vdekjes së tij.
Haradinaj ka thënë se Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova do të mbetet përjetësisht në kujtimet tona pasi që ai tërë jetën ia kushtoj lirisë së vendit.
‘’Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova do të mbetet përjetësisht në kujtimet tona si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit dhe i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur’’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Më tutje, ai ka cilësuar si nderë bashkëpunimin me presidentin.
Postimi i plotë:
Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova do të mbetet përjetësisht në kujtimet tona si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit dhe i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur.
E kisha për nder që të bashkëpunoj me të në ditët e para të lirisë e në një periudhë kritike të shtetndërtimit.
Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt shembullin dhe vizionin e tij.