0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj kujton heroin Xhemajl Fetahaj: I doli zot atdheut në momente vendimtare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen Fetahaj me rastin e 25-vjetorit të përjetësimit të heroit të kombit, Xhemajl Fetahaj.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Haradinaj shkroi se Xhemajli i doli zot atdheut në momente vendimtare historike, duke shtuar se sot kujtuan jo vetëm rënien heroike por edhe 35 vjet jetë të tij.

“Xhemajl Fetahaj i doli zot Atdheut në momente vendimtare historike. Sot në 25-vjetorin e përjetësimit, qëndrova në familjen e tij, familje atdhetare e gatshme çdo herë për t’i dalë zot Atdheut. Kujtuam jo vetëm rënien heroike, por edhe 35 vjet jetë të Xhemajlit, jetë me plotë ide, aktivitete e përpjekje për liri. Familjes Fetahaj i shpreha mirënjohjen e thellë për sakrificën sublime të vëllait, bashkëshortit dhe babait të tyre”, shkroi Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img