Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuat heroit të kombit, Milazim Kiqina.
Haradinaj ka thënë se Milazim Kiqina vlerat e lirisë dhe atdhedashurinë i kishte vendosur mbi çdo gjë tjetër.
“Sot në Drenas, mora pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar heroit, Milazim Kiqina. Milazimi, si një shqiptar i vërtetë, vlerat e lirisë dhe atdhedashurinë i vendosi mbi çdo gjë tjetër në jetë. Do të kujtohet gjithmonë për trimërinë dhe guximin e treguar në shumë beteja gjatë luftës çlirimtare”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka vizituar edhe kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Drenas, i bëra një vizitë kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë”, ka bërë të ditur Haradinaj.