Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Lulzim Morina – Luli.
Haradinaj ka thënë se Luli e nderoi emrin e Agim Zenelit në udhëheqjen e Brigadës 135.

“Lulzim Morina – Luli, gjatë luftës çlirimtare u shqua për udhëheqjen, organizimin, por edhe heroizmin e rrallë. Ai e nderoi emrin e Agim Zenelit në udhëheqjen e Brigadës 135, në beteja heroike kundër armikut. Hallaqi i Vogël i Lipjanit ashtu si tërë kombi ynë ndihen krenarë për kontributin e tij.
I përhershëm kujtimi për Komandant Lulin. Lavdi!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook