-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj kujton Betejën e Morinës: Atë ditë ranë në altarin e lirisë djemtë më të zotë të UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, ka kujtuar Bejetën e Morinës në 25-vjetorin e saj.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kjo betejë shënoi një kapitull të ri në luftën çlirimtare në Dukagjin.

“25 vjet më parë, Beteja e Morinës shënoi një kapitull të ri për luftën çlirimtare në Zonën Operative të Dukagjinit. Atë ditë ranë në altarin e lirisë djemtë më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rënia e tyre ishte goditje e madhe për rrjedhën e luftës, por ata u bënë frymëzim për mijëra ushtarë të tjerë për t’ju bashkuar radhëve të UÇK-së”.

“Lavdi të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës! Respekti dhe mirënjohja për sakrificën e tyre sublime do të jetë i përhershëm!”, është shprehur Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img