Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bashkë me ambasadori britanik, Nicholas Abbott, dhe krerë institucional në Kosovë, kanë kujtuar 14 ushtarët britanik që humbën jetën gjatë operacioneve në Kosovë, pranë Memorialit të Mbretërisë së Bashkuar.
Në nderim të tyre, kryetari Haradinaj vendosi kurorë afër pllakës përkujtimore e cila ndodhet në sheshin “Edit Durham”.
Postimi i plotë:
Në nderim të heroizmit dhe sakrificës së luftëtarëve britanik, sot në sheshin “Edith Durham” në kryeqytet, vendosëm lule në Memorialin e Dëshmorëve të Mbretërisë së Bashkuar.
Me këtë rast u bashkuam me aleatët tonë strategjik, në shënimin e Aktit të Përkujtimit, ditë kur Britania e Madhe dhe Commonëealth-i, kujtojnë të rënët që nga Lufta e Parë Botërore./Prishtinapress/