1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj kritikon Qeverinë Kurti: S’i shërbyen Kosovës dhe popullit të saj, por mafisë energjetike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti, sa i përket çështjet së energjetikës.

“E anuluan projektin Amerikan të gazit. E detyruan Kompaninë Amerikane të tërhiqej nga Kosova C sepse iu duk çmimi prej 80€ tepër i lartë. U mbështetën tek mafia energjetike e rajonit që dihet se nga kush udhëhiqet dhe paguan veç për dy vjet (2022 dhe 2023), hiç më pak se 365,706,835.9€ para të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje, i pari i AAK-së, thotë se atë e shanë e e fyen ‘sepse deshta që Kosova C të prodhonte rrymë me çmim prej 83€’.

“E morën pushtetin dhe blen rrymë në vitin 2022 me çmim mesatar prej 268.82€ dhe në vitin 2023 prej 129€. I shërbyen jo shtetit të Kosovës dhe popullit të saj, por mafisë energjetike. Figurat kryesore të VV-së po i heton Prokuroria dhe do të hetojë dhe gjejë gjithçka, por një dihet; se ky është krim që i është bërë këtij vendi dhe askush nuk duhet të shkojë në përgjegjësi para Kryeministrit aktual të Kosovës. Krenohej nga foltorja e Parlamentit “se ka ç’montuar Contour Globalin”, po del se ka dashtë ta ç’montojë popullin e vet”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img