Kryeministri Haradinaj përgëzoj kryetarin Lladrovci për veprën e qëlluar, pra për nderin që ai dhe komuna i kanë bërë z. Reiner, që është edhe nënkryetar i Parlamentit Evropian, me dhënien e titullit “Qytetar nderi i Komunës së Drenasit”.
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se Gjermania si asnjë shtet tjetër në botë dha ndihma financiare të drejtpërdrejta për rimëkëmbjen e Kosovës.
“Unë kam besim të madh tek ju z. Wieland se ju CDU, Angela Merkel dhe Gjermania do të bëni më të mirën e mundshme për ne qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha kryetari Lladrovci.
Ndërkaq, pas marrjes së çmimit, zëvendës presidenti i Parlamentit Evropian Rainer Wieland tha se është nder i madh që nderohet me këtë titull. “Është obligim për mua të intensifikoj gjithë punën që kam bërë deri më tash. Ndihem i nderuar që vendimi për këtë çmim është marrë unanimisht nga Kuvendi Komunal. Investimi në edukim është investimi më i mirë që mund të bëni. Ju përgëzoj për të rinjtë tuaj qëvijnë në Gjermani, njerëz me qëndrime të qarta e që ishin ambasadorët më të mirë për vendin tuajin”, tha zëvendës presidenti Wieland.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe asamblistë të Kuvendit komunal të Drenasit.