-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Kosova të tregojë fleksibilitet në trajtimin e çështjes së dinarit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj e cilëson të drejtë vendimin e Bankës Qendrore për të hequr nga përdorimi dinarin, në zonat e banuara me shumicë serbe.

Ai thotë se dinari është i jashtëligjshëm e se Kosova, e ka detyrim të zbatojë një ligj në vend. Megjithatë Haradinaj shton se Kosova mund të tregojë fleksibël mbi këtë çështje, për një periudhë kohore të caktuar.

Gjatë intervistës me Zërin e Amerikës Haradinaj flet dhe mbi mundësitë për ripërtëritjen së shpejti të procesit për zbatimin e marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai bëri fajtore qeverinë Kurti që merret me mini-kriza siç tha ai, duke harruar qëllimet strategjike, siç është anëtarësimi i vendit në NATO.

Kjo thotë Haradinaj, do t’i jepte zgjidhje, problemeve “që mundohet të na shkaktojë Serbia”, në aspektin e sigurisë.

Haradinaj foli dhe mbi paralajmërimet për tërheqje të bëra nga ekipi i avokatëve mbrojtjes të ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë, për shkak se nuk është paguar nga ky i fundit.

Për Haradinaj, do të ishte e dhimbshme që Kosova të linte palën mbrojtëse, pa buxhet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img