2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Kosova para sfidës së krijimit të një sistemi të qëndrueshëm arsimor

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha të enjten se Kosova është para sfidës së krijimit të një sistemi të qëndrueshëm arsimor, i cili është i lidhur drejtpërdrejt me zhvillimin ekonomik.

Haradinaj këto komente i bëri në takimin e parë i nivelit të lartë dedikuar arsimit, në të cilin takim, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri thirrje për mobilizim të gjithë akterëve të kësaj fushe për përmirësimin e gjendjes në të gjitha nivelet.

“Arsimi në vendin tonë është një temë me rëndësi te veçantë dhe kjo çështje nuk i përket vetëm ministrit të Arsimit, por të gjithëve. Andaj është tejet e rëndësishme të kemi një energji dhe potencial, që në të gjitha nivelet e arsimit të punohet me kapacitetin më të madh dhe kështu të arrihen rezultate më të mira”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke shprehur shqetësimin lidhur me atë se a jemi të aftë për të bërë arsim të mirëfilltë, kryeministri Haradinaj tha se “nëse arsimi është i mirë, po e ruajmë këtë që është dhe nëse eventualisht diçka nuk është në rregull, atëherë duhet parë se si të rregullohet. Nëse është nevoja, duhet t’ia nisim nga fillimi. Kjo është logjika dhe nëse i përshtatemi kësaj, jam i interesuar që të përballemi me gjendjen në arsim”, tha kryeministri.

Haradinaj tha se asnjë veprim deri tani nuk është bërë për inat të dikujt, kur është shkarkuar Agjencia e Akreditimit. “Nuk i kam shikuar emrat dhe ka mundur të jetë ndonjëri nga kjo tavolinë dhe epilogu ka mundur të jetë i njëjtë, por ka qenë një veprim i parë, një lëvizje e parë, për të ecur dikah”.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, bëri një përshkrim të gjendjes në sistemin arsimor, duke përmendur edhe Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë 2017-2021.

Bytyqi tha se duhet një bashkërendim i veprimeve të të gjithë akterëve, sepse çështja e arsimit është tema më e rëndësishme nacionale, andaj edhe zgjidhja duhet të jetë nacionale.

Në këtë takim, të pranishëm ishin rektorët e Universiteteve Publike në Kosovë, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Nexhat Daci, drejtues të Arsimit në nivele Komunale, përfaqësues të SBASHK-ut, drejtues Institucionesh arsimore dhe ekspert të ndryshëm të kësaj fushe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img