Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Kosova ka arritur progres në agjendën evropiane, presim vendim të shpejtë për vizat

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova ka arritur progres substancial në agjendën evropiane dhe se është e përkushtuar në përmbushjen e MSA-së dhe të gjitha kritereve për liberalizim të vizave.

Në pritjen e organizuar nga zyra rumune në Kosovë, Haradinaj ka përcjellur urimet për lidership të suksesshëm të Rumanisë gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së.

Tutje kryeministri Haradinaj tha se pret vendim të shpejtë për lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovar.

Postimi i plotë:

Në pritjen e organizuar nga zyra rumune në Kosovë, kam përcjellur urimet për lidership të suksesshëm të Rumunisë gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së. Kosova ka arritur progres substancial në agjendën europiane, është e përkushtuar në përmbushjen e MSA-së dhe me përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizim të vizave, pret vendim të shpejtë për lëvizjen e lirë për qytetarët e saj.

RH

Exit mobile version