9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Kosova është rreshtuar krah shteteve të lira demokratike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është rreshtuar krah shteteve të lira demokratike në mbështetje të popullit ukrainas, në luftën e tyre të drejtë mbrojtëse.

Në shënimin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Haradinaj ka shkruar se sot vendi ynë është kthyer në shtëpi të dytë për shumë gazetarë ukrainas, të cilët kanë gjetur mikpritje të ngrohtë në vendin tonë.

“Ata edhe sot vazhdojnë ta ushtrojnë punën e tyre informuese për popullin ukrainas si gazetarë, duke ndarë përvojën e jetës së tyre në Kosovë me bashkëvendësit e tyre. Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, kisha kënaqësi të marr pjesë në pritjen e organizuar me ftesë të ambasadorit gjerman z. Jörn Rohde, në emër të shteteve të Quint’it, si dhe në emër të zyrës së BE-së, AGK-së, si dhe Qendrës Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, në shënim të kësaj dite. Ne si popull që përjetuam të njëjtin agresion, qëndrojmë me Ukrainën, me popullin e saj, të tashmen dhe të ardhmen e saj”, ka shkruar Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img