Haradinaj: Kosova e ka të qartë rrugëtimin, në rresht dhe partneritet me SHBA-të

48
Advertisement

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova e ka të qartë rrugëtimin, e ky rrugëtim sipas tij është në rresht dhe partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Advertisement

Haradinaj i cili ndodhet në një vizitë në SHBA tha se ndihet i nderuar që është i ftuar i posaçëm në fjalimin vjetor të Presidentit të SHBA Donald Trump adresuar në sesionin e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, të njohur si State of the Union.

“I nderuar të jem i ftuar i posaçëm në fjalimin vjetor të Presidentit të SHBA Donald Trump adresuar në sesionin e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, të njohur si State of the Union. Fjalimi i Presidentit Trump ishte shprehje e qëndrimit se Shtetet e Bashkuara janë lider global në siguri, ekonomi, demokraci dhe progres. Ky vizion i Presidentit Trump dhe administratës së tij është një siguri dhe shpresë për të gjithë popujt paqedashës dhe shtetet demokratike. Kosova e ka të qartë rrugëtimin, e ky rrugëtim është në rresht dhe partneritet me SHBA. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës