Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Kongresistët amerikanë, zë i fuqishëm në shtetndërtimin e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës zyrtare në ShBA, po qëndron në Washington ku sot ka zhvilluar një mëngjes pune me kongresistët ame​rikanë.
Kryeministri Haradinaj, sipas njoftimit kryeministror, falënderoi kongresistët amerikanë për mbështetjen e gjithanshme të  Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës.

“Ju ndihmuat Kosovën në rrugën e saj drejt lirisë, pavarësisë, shtetndërtimit dhe tani jeni duke ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe forcimin e subjektivitet ndërkombëtar. Populli dhe institucionet e Kosovës janë krenarë që kanë një zë të fuqishëm në Senatin dhe Kongresin Amerikan. Për këtë kontribut tuajin ne do të jemi përjetësisht mirënjohës”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj, i ka njoftuar kongresistët amerikanë për përkushtimin e qeverisë së Kosovës për reformat e gjithanshme, zhvillimin ekonomik, sundimin e rendit dhe ligjit, përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane.

Kongresistët amerikanë, edhe njëherë i konfirmuan kryeministrit Haradinaj mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të gjitha proceset politike dhe zhvillimore në Kosovë.

Exit mobile version