Mediat kanë raportuar se sonte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar për vizitë në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, për të marr pjesë në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie.
Këtë vizitë, por jo për të marr pjesë në mbledhje të kryesisë e ka konfirmuar kryeministri Ramush Haradinaj.
“Sot nga ora 19:00 deri në 20:00 kam qenë në vizitë te familja e kryetarit Isa Mustafa. Aty ishin edhe Lutfi Haziri, Agim Veliu, Ismet Beqiri, Kujtim Shala, Avdullah Hoti”, ka thënë Haradinaj.
Kujtojmë se mediat raportuan që Kryesia e LDK-së është mbledhur pas deklaratave të anëtarëve të saj lidhur me mbështetjen apo kundërshtimin e presidentit Hashim Thaçi për të udhëhequr dialogun me Serbinë.