“Sa më shpejt që të mbahen zgjedhjet aq më mirë për Kosovën”, ka thënë ai në TV Dukagjin.
I pyetur për vijat e kuqe me parti të caktuara pas mbajtjes së zgjedhjeve, Haradinaj nga Strasburgu ka thënë se populli i vendos vijat e kuqe me votime.
“Vijat e kuqe i vendos populli. Kushdo që fiton vet s’mund të bëjë asgjë, prandaj do të ishte e dëmshme që mos të pranohen zgjedhjet, të kontestoheshin ato, dhe vendi të hynte edhe në një krizë tjetër”, ka thënë Haradinaj.
Më këtë, kreu i AAK-së ka lënë të nënkuptohet se nuk ka vijat të kuqe as për PDK-në e as për LDK-në.