Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas rrëmbimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe ka kërkuar dorëheqjen e ministritë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sipas këtij subjekti politik skena e kidnapimit të këtyre tre policëve ishte poshtëruese dhe fyese, prandaj kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të ushtrojë presion mbi Serbinë për lirim sa më të shpejtë të këtyre tre zyrtarëve policorë.
Këto qëndrime pas mbledhjes së kryesisë i paraqiti, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se kryeministri Kurti po e rrezikon tutje të arriturat e Kosovës.
Prandaj, sipas tij është momenti që qoftë me mocion apo forma të tjera të ndalohet Kurti dhe qeverisja e tij.
Lideri i AAK konsideroi se ideja se Kosova ka dalë fitues duke arrestuar kriminelë në veri është mashtrim.