1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj kërkon njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e SHBA-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia është koha që të arrijnë marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke.

Sipas tij, kjo marrëveshje duhet të arrihet nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këto deklarata Haradinaj i ka bërë në Twitter, ku ndër të tjera ka thënë se e mirëpret takimin e sekretarit amerikan, Anthony Blinken me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, në Washington.

“E mirëpres mbështetjen e Amerikës për Kosovën me fondet e MCC-së dhe takimin e delegacionit shtetëror me Sekretarin Blinken. Amerika ka treguar edhe një herë lidership të vërtetë për të na mbështetur ekonomikisht dhe në dialog”.

“Është koha për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e SHBA-së”, ka shkruar Haradinaj.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është takuar dje me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.

Osmani dhe Kurti pas takimit kanë thënë se kanë diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Ky është takimi i parë i përbashkët i këtij formati në Departamentin e Shtetit, në Uashington D.C.

Ndërsa, krerët e shtetit sot pritet të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Programit Kompakt me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit – MMC.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img