Site icon PrishtinaPress

Haradinaj kërkon nga Qeveria ti përfillë këshillat e Blinken dhe të gjithë aleatëve për rikthimin e normalitetit në veri

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ti përfillë këshillat e Sekretarit Amerikan Blinken dhe të gjithë aletaëve për normalizimin e situatës në veri.

Sipas tij kjo nënkupton largimin e menjëhershëm të njësive speciale nga objektet e komunave në veri.

“Kjo nënkupton largimin e menjëhershëm të njësive speciale nga objektet e komunave në veri dhe ajo të vazhdojë më detyrat e veta ligjore për ruajtjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë vendit”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin e tij në Facebook.

Sipas Haradinajt kryetarët e komunave duhet të japin dorëheqje dhe duhet të shpallen zgjedhje të lira.

“Kryetarët e komunave nga zgjedhjet e fundit atje, menjëherë të japin dorëheqje, të shpallen zgjedhjet e lira në këto katër komuna, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, me pjesëmarrjen e të gjithëve, pa kushte e me garanca ndërkombëtare”, është shprehur Haradinaj.

Tutje Haradinaj ka thënë se zhvillimet po hyjnë në një fazë të rrezikshme dhe sipas tij koha nuk pret.

Exit mobile version