Site icon PrishtinaPress

Haradinaj kërkon nga Qeveria procedimin në Kuvend të Ligjit të Pagave: Institucionet po i rrezikojnë qytetarët

Grupi parlamentar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin e Kosovës kanë mbajtur tryezën me temë: Pagat në sektorin publik, statusi aktual i projekligjit dhe urgjenca e procedimit të tij.

Në këtë tryezë ka folur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili kërkoi miratimin e Ligjit të Pagave, duke thënë se institucionet po i rrezikojnë qytetarët.

“Nëse ne nuk e përcjellim trendin e rritjes lineare që është një mandat 4 vjeçar mbi 20% fuqizojmë këtë ligj tani ne jemi ka e rrezikojmë krejt sektorit publik në Kosovë. Institucionet nuk po e rrezikojnë vetëm administratën, ose vetëm arsimin e shëndetësinë, por po e rrezikojnë direkt qytetarin, për shkak se ai është përfitues i këtyre shërbimeve”, u shpreh Haradinaj. 

Ai tha se me gjendjen aktuale do të ketë varfërim të sektorit privat dhe kualitet më të dobët në shërbim.

Exit mobile version