1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj kërkon nga Kurz që liberalizimi i vizave të futet në agjendën e BE-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Austri, ka kërkuar nga kancelari Sebastian Kurz përkrahje për liberalizimin e vizave.

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, i cili mori pjesë në një mëngjes pune në Vjenë të Austrisë të organizuar nga kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka kërkuar nga Kurz që liberalizimi i vizave për Kosovën të futet në agjendën e Bashkimit Evropian, përcjell lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj po ashtu ka bërë të ditur se, Kosova është i vetmi vend rajon që ende nuk lëvizë lirshëm.

Këto komente Haradinaj i ka bërë para liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku e pranishme ishte edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Sot, në Vjenë të Austrisë zhvilluam një mëngjes pune me kancelarin Sebastian Kurz dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perendimorë, ku theksova se Kosova është e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe e gatshme të marrë përsipër obligimet e saja, por se kjo duhet të jetë reciproke.

I njoftova homologët se vendi ka shënuar progres në implementimin e MSA-së dhe ERA 1 dhe se tani po presim edhe lansimin e ERA 2.

Kosova është vendi i vetëm në BE dhe rajon që ende nuk lëvizë lirshëm dhe nga Kancelari Kurz kërkova që liberalizimi i vizave, të futet në agjendën e BE-së, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga BE.

Përveç të drejtës tonë për lëvizje të lirë, liberalizimi i vizave për Kosovën do të thotë më shumë partneritet, më shumë treg e mundësi këmbimi për vendet e BE-së dhe rajonit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img