Home Uncategorized Haradinaj kërkon mbështetje nga Britania për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës

Haradinaj kërkon mbështetje nga Britania për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me Richard Moore, drejtorin i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe (FCO).

Takimi i tyre ka ndodh në prag të Samitit të Londrës.

“Britania e Madhe ka një rol aktiv në rajonin tonë dhe është ndër mbështetësit kyç të Kosovës në avancimin dhe fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Duke qenë se Ministria e Jashtme e Britanisë është instrument i fuqishëm diplomatik, nga drejtori Moore kërkova mbështetje për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës”.

 

Exit mobile version