Site icon PrishtinaPress

Haradinaj kërkon dorëheqjen e kryeministrit: Albin Kurti e Vjosa Osmani e kthyen Kosovën 10 vjet prapa

Kryetari i Aleancëspër Ardhmëinë e Kosovës, njëherazi edhe ish-kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, duke i mbajtur përgjegjës për përmbysjen e sukseseve të vendit.

Sipas Haradinajt, fakti që Kosova  përjashtua nga “Defender Europe 2023” është alarm për sigurinë nacionale.

“Shtetet investojnë me dekada për të krijuar miqësi dhe aleanca. Në rastin tonë, del një Albin Kurti e tenton t’i rrëzojë ato. Ka pasur edhe të tjerë në historinë tonë që kanë dashur t’i përmbysin këto aleanca, por Kosova ka qenë më e madhe se sa vogëlsia e tyre dhe ka triumfuar. Ajo nuk ka alternativë tjetër përpos të triumfojë edhe këtë herë” ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se Albin Kurti “është i vogël” t’ia ndërrojë orientimin Kosovës dhe popullit të saj.

 

Exit mobile version