Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar sot Brukselin për veprimet që po i bën karshi Kosovës.
Ai në konferencën Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit dhe Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan ka theksuar se BE-ja duhet të tregojë që nëse s’ka kapacitet për t’i ardhur në ndihmë Kosovës, atëherë duhet ta kërkojë ndihmën.
Përndryshe sic tha ai, Kosova do t’i grahë punëve ashtu siç di vetë.
“Nëse s’keni kapacitet lypni, ndihmë ose, nëse prapë s’doni me lyp ndihmë le te na tregon ne dhe ne shkojmë ne drejtimin tone si në të kaluemen i kemi grah punëve tona. Këtu shihet përfshirja e Brukselit, pra ata lejojnë që më ndodh plot veprime jo ligjore në veri dhe rreth Kosovës dhe s’e ka një fuqi me i than Beogradit që s’ki të drejtë me bo një veprim të tillë”, ka theksuar Haradinaj.