Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Ka përkeqësim të gjendjes së sigurisë në Kosovë, burim i kësaj është qasja e Qeverisë Kurti me aleatët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është duke e vërejtur një përkeqësim të sigurisë në Kosovë por edhe në rajon, raporton Ekonomia Online.

Në tryezën e organizuar sot për të diskutuar për prioritetet në fushën e sigurisë, Haradinaj ka thënë se qasja e Qeverisë aktuale bashkë me kryeministrinë Albin Kurti në krye ka mbërri që të dëmtojë gjendje e sigurisë.

“Është e pashmangshme të mos vërehet çështja e sigurisë si në vend, rajon dhe më gjerë. Më pastaj i shohim sfidat e sigurisë në rajon dhe Kosovë. Mund të konstatojë dhe hetojë një përkeqësim të gjendjes së sigurisë, në tërësi të situatës në Kosovë. Mendoj që burimi i këtij përkeqësimi është mungesa e një doktrine të mirëfilltë për sigurinë rend dhe ligj nga Qeveria e Kosovës nga kryeministri Kurti. Mendoj që qasje e tyre dhe angazhimi i tyre për interesa të ngushta partiake gjatë qeverisjes realisht ka mbërri me dëmtuar në masë të caktuar sistemin e sigurisë në Kosovë. Shpërpushja e tyre me aleatët tanë në shumë raste ka ndikuar në përkeqësimin e situatës së sigurisë dhe rendit të ligjit. 

Sipas tij, duhet të bëhet një ingjizim i gjendjes së sigurisë në Kosovë, duke shtuar se shpërputhja e Qeverisë me aleatët tanë ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes.

“Duhet të bëhet një ingjizim të gjendjes së sigurisë në bazë të sektorëve. Ne mburremi me Policinë e Kosovës, mirëpo nuk duhet ti mbajmë sytë mbyllur dhe çka do të mete apo ndërhyrje që nga ndodh në misionin e policisë. Klima politike dhe udhëheqja politike e vendin përkeqëson politike me aleatët  e sigurisë dhe e pëson mekanizmat e sigurisë, Policia e Kosovës, FSK-ja, duhet të vendoset rendi dhe ligji”, ka thënë Haradinaj.

Kurse, ish-drejtori i Policisë, Sheremet Ahmeti, ka thënë se Policia e Kosovës njëra ndër sfidat më të mëdha që e kanë pasur ka qenë ajo e 24 shtatorit e vitit të kaluar në Banjskë.

Sipas tij, siguria në Kosovë po kërcënohet nga Serbia, duke thënë se kjo krijon frikë dhe shqetësim tek qytetarët e vendit.

“24 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë rënë në detyrë, ndihem shumë mirë kur dëgjoj puën të mirë nga ta. Policia e Kosovës ka pasur shumë sfida, por ndër sfidat më të mëdha ka qenë ajo e 24 shtatorit në Banjskë, kur ata e mbron kombin atdheut dhe çdo pëllëmbë të tokës, dhe e përsërisë që do e bënin çdo herë. Edhe unë në këtë moshë që jam do të mbrojë ende vendin. Besoj që angazhimi i zyrtarëve tanë të Policisë së Kosovës është i plotë, janë trajnuar mirë dhe ka krijuar kapacitet të mëdha dhe po e dëshmojnë dita e ditës. Shteti i Kosovës ka institucionet e veta, ne jemi të vetëdijshëm se çfarë shteti kemi në pjesën veriore. Vlerësojë lartë ata të cilët punojnë aty por çfarë kushte kanë”, ka thënë Ahmeti.

Kurse, ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme Zafir Berisha, ka shtuar se nuk mund të flitet për arsim, për zhvillim ekonomik nëse nuk ka siguri në vend.

“Ne vijmë në gjeneratën e dytë të shtet formimimit, vijnë gjeneratat e reja dhe duhet të dimë si të veprojmë në sistemin e drejtësisë. Në shtatë regjionet e veta duhet të ketë siguri të plotë. Kanë mendimin që vetëm Mitrovica e Veriut është e pasigurte, mirëpo ne kemi edhe pasiguri të tjera jo vetëm në brezin kufitarë. Të burgosnit kanë filluar të humbasin vetëbesimin, atë ndjenjën e sigurisë, mund të jetë krimineli më i madh po nuk duhet të preket identitetet. Njëjtë edhe policia ka të drejta  I kemi lodhur policët me detyrat e tyre çdo 24 orë”, ka thënë Berisha.

Exit mobile version