-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Ka dështuar dialogu i Mogherinit dhe i akterëve që kanë qenë aty, i sponsorizuesve, dhe mafies që ka qenë për ndarjen e vendit tonë (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar njërën nga kritikat e Këshillit të Ministrave të BE-së ku kërkohet heqja e taksës.

Ai ka thënë se taksa paraqet problem për disa çështje, por se sipas tij liberalizimi nuk ndërlidhet me këtë.

“Taksa është një problem, ndikon në të gjitha çështjet, por ne nuk e kemi procesin e liberlizimit dhe anëtarësimit në BE të kushtëzuar me taksën. Kërkohet zhbllokimi i dialogut dhe ne kemi dhënë zgjidhje për zhbllokim të dialogut”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj, kryeministri i Kosovës ka folur rreth dialogut me Serbinë, duke e quajtur të dështuar.

“Nuk jam për ta pështatur Kosovën, as për ta dërguar sovranitetin në tavolinë të dialogut, duam ta dërgojmë në tavolinë të BE-së. Jemi vend sovran, do të merren vendime sovrane për vendin tonë në tavolinën e dialogut. Mirëpo dialogu ka devijuar për shkak se është një tavolinë ad hoc, po ashtu ka devijuar dialogu i zonjës Mogherini, edhe i akterëve që kanë qenë aty, edhe i sponsorizuesve, dhe i krejt mafies që ka qenë për ndarjen e vendit tonë. Është mirë ta kuptojnë që vazhdimi i mëtejmë i tyre që ta kontaminojnë agjendën e Kosovës, iu bën dëm”, ka theksuar ai.

Ndryshe seksioni i Konkluzave të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për vendin, në asnjë pikë pothuajse nuk janë pajtuar me praktikat qeverisëse të Qeverisë Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img