Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Daut Haradinaj, tha se është tejet e rëndësishme deklarata e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie se Ushtria e Kosovës do të bëhet brenda këtij viti.
Kryetari i Komisionit tha se janë 72 pjesëtarë serbë (oficer, nënoficer) që janë pjesë e FSK-së. Kjo sipas tij, nënkupton që ushtria do të jetë edhe për mbrojtjen dhe sigurinë e tyre.