Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një video incizimi u ka bërë thirrje qytetarëve që të shtunën më 17 dhjetor të jenë pjesë e takimit që do të mbahet në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Haradinaj ka thënë se Kosova është në gjendje të rëndë institucionale, politike dhe ekonomike dhe që sipas tij tashmë ka ardhur koha që të dalim nga kjo gjendje, transmeton Telegrafi.
“Të dashur qytetarë, Kosova është në gjendje të rëndë institucionale, politike, ekonomike. Ne nuk mundemi me heshtë, nuk mundemi me qëndru pasiv. Ju ftoj më 17 dhjetor të takohemi në Prishtinë në Sallën “1 Tetori” në ora 14:00 që të shpalosim agjendën tonë për dalje nga kjo gjendje e rëndë. Koha ka ardhur, koha është tani se nesër mund të jetë vonë”, është mesazhi përmes të cilit Haradinaj u është drejtuar