0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të Aleancës në Deçan.

Haradinaj ka thënë se AAK e ka kthyer me punë e zhvillim besimin e qytetarëve të Deçanit.

“Besimin e qytetarëve të Deçanit, tash e sa vjet, Aleanca e ktheu me punë e zhvillim. Në 24-vjetorin e themelimit të degës në Deçan, reflektohej entuziazmi për Aleancën, forcë e parë në vend, nisur nga fakti se Aleanca u dëshmua në qeverisje komunale e qendrore, me përgjegjësi, përkushtim e shumë punë të mira”, shkroi Haradinaj në Facebook.

I pari i AAK-së ka shtuar se nuk do të ndalet në rrugën e nisur për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s.

“U ndjeva i nderuar pranë familjarëve, shokëve të fëmijërisë, bashkëluftëtarëve, bashkudhëtarëve politikë dhe të gjithë njerëzve të mirë të Deçanit. Asnjë moment nuk do të ndalemi në rrugën që e kemi nisur, për t’i ofruar vendit ndryshimin që meriton dhe pa e bërë Kosovën më të jetueshme dhe më të sigurt, anëtare të NATO-s, krahas Amerikës dhe mbarë botës demokratike”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img