Kryeminstri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar Prizrenin me rastin e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të këtij qyteti.
Haradinaj në qytetin kosovare ka shkuar së bashku me vëllaun e Adem Jasharit, Rifatin si dhe Presidentin shqiptar, Ilir Metën.
Më tej, i pari i ekzekutivit ka thënë se Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte frymëzim për të gjitha përpjekjet tona për liri e pavarësi!
“…Me Presidentin shqiptar, Ilir Meta, dhe me bacën Rifat, sot bashkë në përkujtim të 140-vjetorit të kësaj ngjarjeje historike”, ka shkruar Haradinaj në fb.