Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri

Sot u mbajt akademia solemne me rastin e manifestimin shtetëror Epopeja e UÇK-së.

Në këtë manifestim, mori pjesë edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri.

“Në këtë ditë të shënuar, përulemi para heroizmit të luftëtarëve të lirisë, të prirë nga Komandanti Legjendar Adem Jashari. Ne u jemi borxhli të rënëve, pa të cilët Kosova e lirë as që do të mund të imagjinohej!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

“Vetëm një popull që është i gatshëm ta mbrojë lirinë me çmimin e jetës, e ka të ardhmen e sigurt!
Lavdi Familjes Jashari! Lavdi të rënëve për liri!”, është shprehur tutje ai.

Exit mobile version