Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Italia, mbështetëse e fuqishme e Kosovës në shtetndërtim dhe në rrugëtimin euro-atlantik

ryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Republikës së Italisë e organizuar nga Ambasada e këtij shteti në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se Italia është mbështetëse e fuqishme e Kosovës në shtetndërtim dhe në rrugëtimin euro-atlantik.

“Italia, mbështetëse e fuqishme e Kosovës në shtetndërtim dhe në rrugëtimin euro-atlantik”.

“Me ftesë të Ambasadës së Italisë në Kosovë, mora pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Republikës. Me këtë rast, ambasadorin z. Antonello De Riu e urova me dëshirat më të mira për mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka falenderuar ambasadorin italian për kontributin e vazhdueshëm të Italisë në garantimin e paqes dhe stabilitetit në vend. “Gjithashtu, shpreha mirënjohje të veçantë për kontributin e vazhdueshëm të Italisë në garantimin e paqes dhe stabilitetit në vend përmes kontigjentit të saj në kuadër të KFOR”.
“Urime Dita e Republikës, Itali!”, ka uruar Haradinaj.

 

Exit mobile version