Site icon PrishtinaPress

Haradinaj insiston për anëtarësim të shpejtë të Kosovës në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur edhe njëherë për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai është shprehur se duhet të zbatohen obligimet e marra në dialog.

“Aleanca përkrah të ecim përpara  kryerjen e obligimeve po me anëtarësim në NATO, pra NATO është garanci jonë. Jemi dakorduar me i kryer obligimet tona ashtu siç i vlerëson edhe Gjykata Kushtetuese pra nëse drafti ka shkelje të kushtetuese. Gjykata jonë apeloj Gjykata të gjyqtarët që ta mbrojmë Kushtetutën. Këto parime ne i dimë. Këto parime ma merr mendja që janë 90 % e politikës së Kosovës. Ka mbi 2 vjet që këto parime qarkullojnë që nga vizita e parë e Escobar Lajçak që kanë deklaruar nuk të negociohet  integriteti sovraniteti dhe kushtetutshmëria këto janë parimet. Mirëpo do ishte gabim nëse Kosova implementon këto obligime pa e marrë një ftesë të qartë për NATO”.

Haradinaj kërkoi nga institucionet që të shfrytëzojnë këtë momentum edhe për anëtarësim të shpejtë në NATO.

Exit mobile version