Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim kreun e Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj
Të ftuar në takim ishin edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, mirëpo ata e kanë refuzuar ftesën e presidentes.
Ky takim vjen pas propozimit Haradinajt që partitë opozitare të takohen dhe të diskutojnë me presidenten Osmani në lidhje me situatën e fundit të krijuar në veri të vendit.