Site icon PrishtinaPress

Haradinaj i tronditur pas vërshimeve në Pejë: Bashkëndjej me familjen Ademaj që humbi familjarët

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur me dy vdekjet që u shënuan në Pejë si pasojë e vërshimeve.

Ai ka apeluar institucionet përgjegjësë që të veprojnë me vendosmëri dhe seriozitet.


Gjithashtu thekson se bashkëndjen me familjen Ademaj që humbi familjarët.

Reagimi i tij i plotë:


I tronditur pas vërshimeve në Pejë, apeloj që qeveria, komuna dhe të gjitha institucionet përgjegjëse, të veprojnë me vendosmëri e seriozitet.

Bashkëndjej me familjen Ademaj që humbi familjarët.

Bashkëndjej me të gjithë qytetarët që u dëmtuan nga vërshimet.

Exit mobile version