3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj i shqetësuar me ikjen e mjekëve: Nuk është zgjidhur statusi financiar, gjendja është e rëndë

Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me gjendjen e rëndë në vend, ka organizuar të hënën tryezë diskutimi në lidhje me situatën në shëndetësi dhe çështjen e sigurimeve shëndetësore.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se gjendja në sektorin e shëndetësisë është e rëndë. Sipas tij, duhet që të ndërmerren masa që të funksionalizohet sistemi informativ shëndetësor dhe të punohet për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ish-kryeministri Haradinaj me këtë rast u shpreh i shqetësuar me ikjen e mjekëve. Kjo thotë ai, se po ndodh për shkak se nuk është zgjidhur statusi financiar i tyre.

“Gjendja vazhdon të mbetet e rëndë në shëndetësi pra jo e mirë. Çdo herë kur takohemi diskutime tona duhet të fokusohen se i me dalë nga kjo gjendje e rëndë në shëndetësi, se si të përmirësohet gjendja”.

“Një aspekt i rëndësishëm i ecjes përpara është funksionalizmi i sistemi informativ shëndetësor pra data -baza e cila është e domosdoshme në çdo nivelet. Ajo që çdo herë që ka qenë një çështje që është bartë në çdo Qeveri është çështja e fondit të sigurimeve shëndetësorë. Duhet ta arrijmë momentin që të veprojmë. Përderisa nuk veprojmë gjendja po vazhdon me e tillë me rreziqe të shumta”.

“Rrezik është edhe situata me personelin shëndetësor. Çështje shqetësuese është largimi i personelit shëndetësor duke pasur për bazë se edhe statusi financiar nuk është zgjedhur në mënyrën e drejte dhe të duhur. Edhe pse ka disa përmirësime, por që nuk është bërë në mënyrën e duhur”, tha ai.

Deputeti i AAK-së Shemsedin Dereshaj, tha se Aleanca është duke i kushtuar rëndësi kësaj teme.

“Me qëllim që të shterojmë debatin në drejtim të dhënies së një perceptimi nga qytetarët e vendit që edhe ata të jenë të interesuar. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë e ka këtë prej temave në agjendat e menaxhimit të vendit, problemet me shëndetësinë dhe sigurimet shëndetësore”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img