3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj i shoqëruar nga Tahiri në Lutjet e Mëngjesit në ShBA

Në kuadër të shumë zhvillimeve në vend, çështja e Asociacionit vazhdon të jetë pika kyçe.

Derisa nesër në Kosovë pritet të ketë zhvillime të reja, e në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të takohen përfaqësuesit e opozitës, por edhe të institucioneve më të larta në vend tashmë në Amerikë kanë udhëtuar disa prej figurave të rëndësishme të vendit.

Në Amerikë tashmë kanë udhëtuar i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj si dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Por bashkë me Haradinajn në Washington tashmë po qëndron edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Tahiri, përmes një publikimi në Facebook.

Dyshja pritet që përgjatë këtyre ditëve të zhvillojnë disa takime radhazi, ndërsa do të marrin pjesë edhe në “Lutjet e Mëngjesit”.

Duhet përkujtuar që nga Presidenca dhe Qeveria ende nuk ka pasur asnjë konfirmim nëse ndokush do të përfaqësojë ata në këtë event shumë të rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqësinë me Kosovën.

Po ashtu nga Qeveria nuk kanë konfirmuar ende nëse dikush do t’i përfaqësojë në takimin e nesërmen të ambasadës amerikane.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img