Haradinaj i shkruan letër kryeministrit çek, i tregon pse nuk do të udhëtoj drejt Republikës Çeke

69
Advertisement

ryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka treguar sot se për shkak të angazhimeve elektorale, nuk do të marrë pjesë në Samitin e V4-ës dhe ËB-6, që do të mbahen nën kryesimin e Çekisë.

Advertisement

Në një reagim në profilin e tij, Haradinaj ka thënë se përmes një letre e ka njoftuar edhe kryeministrin çek, Andrej Babis, për një vendim të tillë.

Megjithatë Haradinaj thotë se Kosova e çmon lartë përkushtimin e Republikës Çeke ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën evropiane të këtij rajoni.

Njoftimi i plotë i Haradinajt:

Të nderuar qytetarë,

Kosova ka hyrë në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimet në këtë kohë të rëndësishme për vendin, kanë pamundësuar pjesëmarrjen time në punimet e Samitit të V4 dhe ËB6, nën kryesimin e Republikës së Çekisë.

Përmes kësaj letre i kam shprehur falenderimet e sinqerta Kryeminstrit të Republikës së Çekisë, z. Andrej Babis, për ftesën drejtuar Kryeministrit të Kosovës për të marrë pjesë në Samit, dhe çmojmë lartë përkushtimin e Republikës së Çekisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Si Kosovë do të vazhdojmë të jemi kontribues serioz për paqe dhe stabilitet në rajon dhe ndaj dialogut me Serbinë, i cili do të përfundoj me njohje reciproke, në kufijtë ekzistues.

PostAdssFotoja e reklamës