2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj i reagon këshilltarit të Kurtit, pas deklarimit “pse nuk e kanë vrarë Ramushin gjatë luftës por vëllezërit e tij”

Ish-komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj, ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Facebook i shoqëruar nga ish-komandanti i Batalionit Gardist të Dukagjinit, Avdyl Mushkolaj.

“Të fala nga ne të gjallët!”, ka shkruar Haradinaj, teksa në fotografinë e publikuar prapa tij shihen vëllezërit e tij heronj, Shkëlzen, Luan dhe Enver Haradinaj.

Ky postim vie pas shumë reagimeve ndaj gjuhës së përdorur nga këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj.

Feraj në një postim në Facebook, ka shkruar se “Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër”.

E reagimi i Ferajt erdhi pas deklarimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinajlidhur me kryeministrin aktual, Albin Kurtin.

Gjatë një emisioni të dielën, Haradinaj ka deklaruar se Kurti ishte trajtuar mirë në kohën sa kishte qenë në burg, madje Haradinaj e vlerëson edhe intervistën e tij që e kishte dhënë nga burgu, duke thënë se raporti i Kurtit me Serbinë është e dyshimtë.

“Nuk ka qenë trajtimi i njëjtë nëpër burgjet e Serbisë. Disa e kanë pësuar keq, disa madje nuk janë gjallë fare, Kurtit i prini fati që edhe nga atje të japë intervistë. Tash ne nuk duhet të gëzohemi që Kurti nuk është keqtrajtuar, por nganjëherë po na jep dilema realisht. Kur po e shohim se si po i trajton mësimdhënësit po na vendos në konfuzion dhe nuk po e dimë me kënd është kryeministri ynë”, kishe thënë Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img