5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj i përgjigjet Shpend Ahmetit: Me cilin ligj e vendose flamurin kombëtar te rrethi?

Edhe pse ishte vetë Komuna e Prishtinës që e ka vendosur flamurin e Shqipërisë te ‘Rrethi’, tash po i njëjti institucion pas kërkesave të shumta për vendosjen e flamurit të Kosovës në këtë vend, ka larguar kompetencat nga vetja duke ia adresuar ato Qeverisë të vendit. Mirëpo, nga Qeveria e Kosovës e thonë të kundërtën.

Zyra e Kryeministrit në një përgjigje për Gazetën Express, kanë thënë se kjo pjesë menaxhohet nga Komuna e Prishtinës, dhe se ende nuk e kuptojnë pse kryetari i Prishtinës po e gjuan topin te ta.

Madje, ata e kanë pyetur Shpend Ahmetin, se nga kush mori leje kur ky i fundit e vendosi flamurin kombëtar te ky rrethrrotullim.

“Në vitin 2014, kryetari i Prishtinës e ka vendosur flamurin e Shqipërisë në hapësirën të cilën ju po pyesni. Nëse i është referuar një ligji për vendosjen e flamurit të Kosovës në po këtë hapësirë, atëherë le të na tregojë Komuna e Prishtinës se me cilin ligj e ka vendosur flamurin e Shqipërisë dhe ne me po të njëjtin ligj po e vendosim flamurin e Kosovës!”, kanë thënë nga Qeveria, për Gazetën Express.

Prej kur ka filluar kërkesa që në atë pjesë të vendoset flamuri i Kosovës, Shpend Ahmeti i ka larguar përgjegjësitë nga vetja.

E mbrëmë, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është deklaruar publikisht përsëri, teksa qytetarët e Kosovës po kërkojnë vendosjen e flamurit të Republikës së Kosovës te rrethrrotullimi, i njohur si ‘Rrethi’ në hyrje të kryeqytetit.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës kanë gabuar adresën për kërkesën e tyre.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se kjo kërkesë duhet t’i adresohet Ramush Haradinajt.

Sipas Ahmetit, vendosja e flamurit të Kosovës te ‘Rrethi’ është kompetencë e kryeministrit të vendit.

Për të mbështetur pohimin e tij, Ahmeti ka treguar se çfarë parasheh saktësisht Ligji për punët e Protokollit të Shtetit.

“Neni 3 pika 4. Protokolli i Shtetit kryen këto funksione:

1.4. përgjigjet për organizimin e ceremonive për festat zyrtare, memorialë, shtetërorë dhe lokale, në rastet kur ato janë jubilare dhe kur për organizimin e të cilave formohet me vendim të Qeverisë të Republikës së Kosovës një komision shtetëror. “Neni 15 paragrafi 2 “Në mjediset e jashtme flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës qëndron i ngritur mbi ose pranë selive të institucioneve qendrore dhe lokale qeveritare, në pikat kufitare si dhe përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, njëzetekatër (24) orë dhe i ndriçuar drejtpërdrejtë gjatë natës. Në rastet e festave zyrtare dhe memoriale flamuri ngritët edhe në vende të tjera me autorizimin e Kryeministrit, për evenimente shtetërorë ose të kryetarit të Komunës, për evenimente lokale”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img