Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar edhe vendimin e Kurtit për uljen e pagave për anëtarët e qeverisë.
Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se sikur vendimi të merrej po të mos ekzistonte Ligji i pagave do të kishte qenë në rregull.
“Ligji i Pagave është në Gjykatë Kushtetuese. Është e pashpjegueshme që një qeveri të merr një vendim derisa vendimi në Kushtetuese është pak ditë para marrjes”.
Ai ka thënë se nuk është praktikë e mirë të merret ndonjë vendim derisa një çështje është në shqyrtim të Gjykatës Kushtetuese, përcjell Telegrafi.
“Është e habitshme…Lakmia për të fituar disa poenë politikë e madhe”.
Haradinaj thotë se rritja e pagës së kryeministrit me arsyetimin e kravatave ka qenë një shaka, por thotë se qëllimi parasegjithash ka qenë t’i ngritët paga sistemit të drejtësisë.
“Kam pasur edhe presione brenda kabinetit për t’u ngritur pagat gjyqtarëve”.
Kryetari i AAK-së thotë se nuk është në rregull premtimi i Kurtit me uljen e pagave se dëshiron të bëhet si një qytetar i thjeshtë .