0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj i lutet opozitës të jetë pjesë e dialogut: Platforma nuk ia jep në pronësi Thaçit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje partive politike që të jenë pjesë e dialogut.

Ai në Kuvendin e Kosovës ka thënë se platforma për dialogun që ka miratuar Qeveria nuk i jep presidenti Thaçi në pronësi dialogun, por ka thënë se për këtë vendos Kuvendi.

Haradinaj  duke ju drejtuar deputetëve, u është lutur që mos të rrinë jashtë dialogut me Serbinë, pasi sipas tij pasojat mund të jenë më të mëdha.

“Nuk është se platforma i jep në pronësi komplet dialogun presidentit. Ju kisha lut mos rrini jashtë këtij procesi sepse pasojat mund të jenë të mëdha dhe të pariparueshme. Të jemi në tavolinë dhe ta dimë se në cka po kalon Kosova”, ka thënë Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img