13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj i lumtur në krahët e vëllezërve të tij

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili është duke qëndruar në Francë në pritje të seancës gjyqësore të radhës sot është vizituar nga vëllezërit e tij.

Kjo është bërë e ditur përmes një fotografie të postuar në Facebook, në të cilën shihen Ramushi dhe vëllezërit e tij, Frashëri e Vetoni, shkruan lajmi.net.

Gjykata e Colmarit në Francë nesër, 6 prill mban seanca ndaj ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj.

Haradinaj është ndaluar nga autoritetet franceze më 4 janar, bazuar në një fletë-arrest të lëshuar nga Serbia.

Komandanti i Zonës së Dukagjinit, akuzohet nga Serbia për krime lufte, që nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë, pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img