-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj i kërkon Qeverisë ta rishikojë urgjentisht buxhetin e këtij viti: Të hiqet TVSH-ja për produktet bazë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar rishikim urgjent të buxhetit për këtë vit. Sipas tij ekzistojnë praktika të tilla të rishikimit të buxhetit para mesit të vitit.

Haradinaj në një konferencë për media u shpreh se “kanë ndryshuar të gjitha parashikimet në të cilat është bazuar buxheti”.

Ai po ashtu përmendi disa propozime për Qeverinë në lidhje me masat që duhet të ndërmerren.

“Ne i propozojmë Qeverisë që të parasheh disa instrumente me të cilat do të ndërhyjë në krizën financiare në vend. Ekziston mundësia dhe është reale heqja e TVSH-së për artikujt bazë ushqimorë për 3 muaj dhe për t’u rivlerësuar”, tha Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img