Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se kreu i Nismës Fatmir Limaj “është në komunikim të vazhdueshëm me Kurtin”.
Sipas Haradinajt, pozicioni i Limajt është i gabuar, teksa shtoi se “nuk ka pas nevojë me u nda”.
Haradinaj tha se me Limajn ka përfundu bashkëpunimi i tij.
“Me mu ka përfundu bashkëpunimi, edhe me pas jetën e varuar me Limaj, tri votat e tij nuk i dua”, tha Haradinaj për Limajn në Pressing.
“Asnjëherë s’kemi diskutu që njëri nga ne me shku me mashtruesin”, tha Haradinaj, referuar si “mashtrues” Kurtit.
“Nuk kemi komunikim, e ka vështirësu bashkëpunimin me ne, në pozicionimin e tij i hapur për negociim me Kurtin dhe me negociatat me Kurtin ndaras nga ne dhe ndaras nga opozita”, tha Haradinaj për raportin me Limajn në Pressing.
“Ai është në komunikim të vazhdueshëm me z.Kurti”, pohoi tutje Haradinaj.
“Ne jemi përcaktu për qeveri të opozitës”, shtoi Haradinaj.