-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj i ftuar në darkën e Escobar me opozitën

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, do të jetë nesër në Kosovë së bashku me Emisarin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak. Ai ka ftuar liderët e opozitës në darkë, që do të fillojë prej orës 20:00. 

Gazeta Express ka raportuar gjatë ditës se të ftuar janë Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Po ashtu, Gazeta Express mëson nga burimet e saj se i ftuar do të jetë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Takimi vjen disa ditë para 1 shtatorit, afatit për fillimin e zbatimit të reciprocitetit me targa dhe dokumente karshi Serbisë.

Nuk dihet nëse Escobar ka takim me Kryeministrin Albin Kurti, por është raportuar se emisarin amerikan do ta takojë gjatë ditës Presidentja Vjosa Osmani.

Më 18 gusht është mbajtur një takim mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuciq në Bruksel, me ndërmjetësim të përfaqësuesve evropianë. Një natë para takimit, në Bruksel kishte shkuar edhe emisari amerikan Escobar, i caktuar për çështjen në Ballkanin Perëndimor.

Pas takimit pesë-orësh, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se negociatat e asaj dite nuk rezoltuan me një marrëveshje, por shpresonte se do të kishte takim tjetër, para 1 shtatorit.

Një shtatori është data, të cilën Qeveria e Kosovës e ka caktuar për hyrje në fuqi të vendimit të saj për targat e lëshuara ilegalisht nga Serbia dhe lëshimit të një letre hyrje/dalje për shtetasit serbë që hyjnë në Kosovë, ashtu sic lëshohet për kosovarët që hyjnë në Serbi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img