Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heronjtë që dhanë jetën për liri e demokraci.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se në Ditën e Përkujtimit, i falënderon ushtarët amerikanë që shërbyen e po shërbejnë në Kosovë.
“Gjithmonë mirënjohës për heronjtë që dhanë jetën në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe paqes. Në Ditën e Përkujtimit, gjithashtu falënderojmë ushtarët amerikanë që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në Kosovë” tha Haradinaj.