Site icon PrishtinaPress

Haradinaj i drejtohet Ramosajt: Ti je i thirrur për të punuar e jo për t’u marrë vesh për takime

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i ka reaguar kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj lidhur me ndërtimin e rrugës për në Plavë.

Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratës së Ramosajt, i cili përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar për takimin me kryeministrin, Avdullah Hoti, teksa ka shtuar se do të vazhdojë takimet deri sa të bëhet një zgjidhje e duhur për Deçanin.

Deputeti i AAK-së në komentin drejtuar Ramosajt ka shkruar se ai duhet të punojë dhe jo të thërras takime.

“Kryetar, ti je i thirrur për të punuar e jo për takime për t’u marrë vesh për takime. Rruga duhet për ty kryer. Kryetar është në të drejtën tonë dhe të mirën e Manastirit”, ka shkruar Haradinaj.

Exit mobile version